Për çdo përçarje ndër shqiptarët duhet të akuzohen të krishterët dhe Vatikani dhe jo, qoftë ata me mjekra a qoftë ata pa mjekra. Prej kohësh duke filluar prej intelektualëve në skenë në krye me Ismail Kadarenë dhe klerit katolik në prapaskenë në krye me Don Lush Gjergjin, pa asnjëfarë njerëzie dhe argumenti i bëhet thirrje muslimanëve që në mënyrë masive të rikthehen në fenë e të parëve (edhe pse ajo është paganizmi, kurse këta mëtojnë në krishterizëm). Pastaj katedralja në Prishtinë, fyerja ndaj hoxhallarëve gjoja se po thirrkan në ekstremizëm, edhe pse ata ligjëronin e shkruajnë gjëra që kishin dhe kanë burim në Kuran dhe Sunet. Mandej, emërimi i kryetarëve, duke filluar prej Ibrahim Rugovës e deri tek Atifetja vërehet qartë një përkrahje e skajshme e fesë katolike dhe një urrejtje të qartë ndaj muslimanëve që janë shumicë në Kosovë. E gjithë kjo nuk bëhet përmes fesë katolike ose mësimeve të saja, por përmes kulturës shqiptare, gjoja se kjo kulturë qenka me prej