E kush nuk e ka provuar: Ke blerë një bluzë të re, e ke veshur disa herë dhe krejt papritur të shfaqet një vrimë. Përse? Kjo pyetje është shtruar në rrjet. Shumëkush mendon se fajin e kanë ose lavatriçet, ose insektet. Por në shumicën dërrmuese kjo vjen për shkak të materialit të bluzës. Shkaku: Një t-shirt përbëhet nga disa rrjetëza të vogla, që fërkohen vazhdimisht me lëkurën. Nëse materiali ka cilësi të dobët, krijohet një vrimë. Por nëse mendoni se çmimi ndikon tek cilësia e bluzës që blini, gaboheni. Sipas të përditshmes gjermane, Bild, një investigim i gjerë ka zbuluar se prodhuesit e rrobave përdorin qëllimisht material të dobët, në mënyrë që të shesin sa më shumë bluza të reja.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,