Litota është një figurë e mendimit që konsiston në pohimin e një koncepti duke mohuar të kundërtën. Litota konsiderohet si një lehtësim apo zbutje e ligjëratës për të kuptuar më shumë se sa thuhet. P.sh. nuk të urrej, nuk jam indiferent ndaj teje ; janë litota sepse zëvendësojnë të nënkuptuarën: të dashuroj . Litota trajtohet si një figurë e kundërt me hiperbolën dhe që vihet në punë për të zbutur vrazhdësinë e frazës (në këtë pikë afrohet edhe me eufemizmin). P.sh: “s’më vjen mirë”; “s’më duket punë e mirë”. Në përrallat tona popullore, personazhet e gishtos, pupagjelit, kacamisrit etj. janë litota, ashtu siç janë litota edhe liliputët e Guliverit. Në letërsinë botërore, si shembull i përdorimit të dendur të litotave përmendet poema autobiografike e Wordsworthit “The prelude”. Lexo më shumë: Litota qka eshte litota ,Cka eshte litota ,ceshte litota,cfare eshte litota ,qeshte litota,Litota shqip
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,