Çka është biokimia mjekësore ? Biokimia mjekësore (biokimia e njeriut) studion : Substancat kimike të cilat marrin pjesë në ndërtimin e organizmit të njeriut (uji, kripërat inorganike, sheqernat, lipidet, proteinat, vitaminat , enzimet, hormonet) ; Përbërjen e lëngjeve trupore (gjakun, limfën), përbërjen e lëngjeve të organeve të tretjes (pështymës, lëngut të lukthit, lëngut pankreatik, biles dhe eskreteve- qumështin, djersën, urinën) ; Principet elementare të të ushqyerit si mënyrë që shërben për përtirjen e përbërësve kimik të organizmit ; Fatin e substancave të ndryshme kimike që merren përmes ushqimit, duke filluar prej futjes së ushqimit në gojë, tretjen e tij në zorrë, mënyrën e absorbimit, transformimin në qeliza dhe largimin e tyre ose të produkteve të tyre nga organizmi ; Çrregullimet e ndryshme të metabolizmit dhe vërteton shkaqet e çrregullimeve te organizmi i sëmurë, nga sëmundjet ngjitëse e të tjera. Çka është biokimia mjekësore ?,qka eshte