Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Analiza

Siddharta - Hermann Hesse - Analiza letrare

Siddharta (origjinal Siddhatha)është një roman nga Hermann Hesse, rrëfen mbi udhëtimin drejt njohjes së vetes të një të riu të quajtur Siddhartha në periudhën kur jetonte Gautama Buddha. Në këtë libër kemi të bëjmë me reflektimin e filozofisë dhe religjionit në jetën tonë. Ky është libri i nëntë i autorit në Gjermanisht.Romani u shkrua në vitet 1919-1922.[1] U botua për herë të pare nga shtëpia botuese S.Fischer en:S. Fischer Verlag, në vitin 1922 në Berlin.Në Shtetet e Bashkuara te Amerikës u botua në vitin 1951, dhe arriti ndikim të madh ne vitet e 60-ta të shekullit XX. Hesse i dedikoi pjesën e parë Romain Rolland (1866-1944), fitues i çmimit Nobel në vitin 1915, dhe pjesën e dytë kushëririt të tij William Gundert. Emri Siddhartha përbëhet nga dy fjalë në gjuhën Sanskrit , Siddha (arritje) + Artha (ajo çfarë kërkohet), që do të thotë "ai qe gjeti kuptimin (e egzistencës)" ose "ai qe i arriti qëllimet e tij". Ngjarja zë vend në Indinë antike, Siddhartha është b

Mendimet e zemrës thesar i menqurisë universale - Lujza L. Hej

Ky libër është kombinim i meditimit, i mjekimit shpirtëror dhe i pjesëve të zgjedhura nga ligjëratat e mia. Merret me përvojën e përditshme dhe është menduar si udhërrëfyes për ato fusha ku shfaqen shumë probleme. Kur ndihemi si viktimë, ne fillojmë të veçohemi. Ndiejmë dhembje dhe frikë dhe gjithnjë e kërkojmë dikë që të na shpëtojë, dikë që do të punonte për ne. Ne tash kemi mundësi ta zbulojmë aftësinë tonë vetjake që t’i përgjigjemi jetës, kurrsesi si viktima, por në mënyrën që na fuqizon. Sa më shumë që të lidhemi me QENIEN TONË TË BRENDSHME, aq më të lehtë dhe shumë më cilësore do ta kemi jetën. Është një ndjenjë e mrekullueshme, kur të jemi të bindur se nuk do të varemi nga askush, sepse brenda në ne gjendet fuqia e jashtëzakonshme që na e mundëson t’i jetësojmë ndryshimet pozitive në jetën tonë. Kjo ndjenjë na dhuron lehtësi dhe çlirim të plotë. Dikush, ndoshta, do të frikësohet nga liria, sepse ajo do t’i duket si përgjegjësi. Por, përgjegjësia do të

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla. Mbi autorin Enkelejd Lamaj ka lindur më 20 nëntor 1978 në Lushnje, Shqipëri. Pasionin për të lexuar dhe shkruar e ka gjetur qysh në fëmijëri. Por do të vinte viti 2003 kur do të prezantohej për herë të parë me një përmbledhje me tregime horror të titulluar "Fytyra tjetër e natës". Rrëfimet e tij sfidojnë lexuesin në luftën midis të mirës dhe të keqes, të ndërlikuarës dhe të thjeshtës, të besueshmes dhe të pabesueshmës. Mbas një periudhe pothuajse katër vjeçare në Itali, kthehet në Shqipëri dhe fillon studimet e larta për drejtësi. Diplomohet në vitin 2008 dhe tani, jeton dhe punon në Tiranë.Ka botuar :"Fytyra tjetër e natës" - tregime (Ombra GVG, 2003)"Libri i bardhë" - tregime (Bota Shqiptare, 2

Një me ty - Sylvia Day - Analiza

Romani i pestë i serisë “Crossfire” e sjell historinë e Gidionit dhe të Ivës në një përfundim të kënaqshëm. Duke rrëfyer herë njëri e h erë tjetri, kapitull pas kapitulli, Gidioni dhe Iva na shpalosin tërheqjen fizike shpërthyese që kanë për njëri-tjetrin, vlerësimin për mënyrën se si e ndihmojnë ata njëri-tjetrin për të shëruar plagët e vjetra emocionale dhe besimin e ndërsjellë që sa vjen e u shtohet. Njerëz të shkëlqyer, mjedise luksoze, seks përvëlues dhe dashuri pasionante ndërmjet dy të martuarish, të gjitha këto e bëjnë këtë një përmbyllje të ngrohtë e të kënaqshme të serisë. - Publishers Weekly. Marrëdhënia e ndërlikuar ndërmjet Ivës dhe Gidionit shpaloset me lëndime, pasion, fiksime e, ç’është më e rëndësishmja, me dashuri. Rrëfimi pa të meta i Day-it i shoqëron lexuesit në udhëtimin që bëjnë këto dy personazhe të lënduara drejt njëri-tjetrit, me emocione shteruese, që vërshojnë jashtë librit. Një histori e mrekullueshme, e shkruar nga një shkrimtare mjeshtre.

Pavarësi dhe personalitete - Jakup Krasniqi

Libri “Pavarësi dhe personalitete” u kushtohet atyre që e ëndërruan, e bënë dhe e përjetësuan Shqipërinë. Arsyeja që e shtyu autorin të shkruajë këtë libër është atdhedashuria, e cila ka çmim të lartë, çmim të cilin e paguan edhe personalitetet e këtyre ngjarjeve historike.   Edhe pse libri ka mbi 400 referenca dhe është shumë i argumentuar, nuk ngarkohet me faktografi. Vetë autori është shkrehur: “Jam përpjekur të bëj një libër pak më ndryshe, duke u nisur nga ajo që ka pak libra që janë marrë me integritetin e personaliteteve. Pjesa më e madhe e librit i kushtohet integritetit të personaliteteve të lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë shqiptare, ndërsa pjesën e dytë e kam filluar me personalitetet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Adem Jasharit, për të vazhduar tutje me personalitete të tjera të rëndësishme, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, e të tjerë, pasi historia e jonë është minierë e pashtershme e personaliteteve të shquara. Unë kam mësua

Paradigma e Proteut - Ag Apolloni - Analiza

“PARADIGMA E PROTEUT” APO NJË QASJE ORIGJINALE “GJENERALIT TË USHTRISË SË VDEKUR” TË ISMAIL KADARESË Ag Aplloni: Paradigma e Proteut, monografi, botoi OM, 2012, f .388. Nga Besim Muhadri Nëse deri më tanë nuk është shkruar në plotni për romanin më të njohur të Kadaresë dhe të letërsisë shqiptare, Gjenerali i ushtrisë së vdekur kjo ka ndodhur tani, pas pothuajse një gjysmë shekulli të botimit të tij të parë. Studimi monografik Paradigma e Proteut i studiuesit dhe krijuesit të talentuar Ag Aplloni është vepra më e plotë, më gjithëpërfshirëse dhe më studimore që i bëhet romanit të Kadaresë. Me anë të këtij studimi voluminoz dhe të gjithanshëm janë parë, janë analizuar dhe janë studiuar pothuajse të gjitha elementet që përbëjnë këtë vepër madhore të shkrimtarit   tonë të shquar. Dr. Ag Apolloni, duke qenë një talent, të cilin talent e plotëson edhe me dije letrare dhe guxim intelektual, ia arrin që t’i del mbanë këtij projekti të rëndësishëm dhe të një pune të dorës së parë në fush

Stina e armëve - Petro Marko - Analiza

Romani “ Stina e armëve ”  nis me periudhën e pushtimit fashist, ku ata që e quajnë veten fitimtarë (pushtuesit italianë) jepen në një moment humbjeje. Ata po varrosin një nga drejtuesit e tyre. Ndërsa nëpër rrugët e Vlorës ndihet atmosfera dhe reagimi i shqiptarëve. Kalohet më pas në jetën e çetave që luftonin në mal, në jetën partizane, dashuritë që mund të lindnin etj. Dhe të gjitha këto, Petro Marko i përshkruan me realizëm, duke realizuar personazhe të skalitura, ku nuk mungon humori i hollë e mjeshtëror. Kjo skalitje nuk bëhet përmes përshkrimeve, por përmes dialogut dhe veprimeve. Dhe në fund, përfundimi që nxjerr lexuesi është i padiskutueshëm, është krejt i qartë. Interesante duket në këtë roman fundi i historisë së dy të dashuruarve. Jo pa qëllim, Petro Marko nuk i jep të qarta rrethanat e vrasjes së Besës, duke e lënë evazive këtë ngjarje. Pas vdekjes së partizanes edhe Vetëtima vdes. Ai dëshpërohet për humbjen e saj, e në këto kushte sulet në beteja dh

Ditar dashurie i një shkrimtari - Albatros Rexhaj - Analiza

"Ditar dashurie i një shkrimtari" është një himn shqiptar për dashurinë, ku ngjarjet dhe mendimet shtjellohen në një bashkëbisedim artistik mes shkrimtarit dhe muzës së tij.   E shkruar në formën e prozes refleksive, "Ditar dashurie i një shkrimtari" është një rrëfim ku romantika gërshetohet me erotiken.  Kujdesi ndaj detajit dhe guximi artistik i autorit thyejnë mjaft tabu dhe paragjykime që kanë të bëjnë me dashurinë dhe seksin.

Zëri i zemrës - Danielle Steel - Analiza

  Bill Thigpen, autor dhe producent i një programi shumë të suksesshëm ditor, ishte kaq i zënë duke u marrë me shkëlqimin e karrierës së tij sa nuk e kuptoi që martesa po i shkonte drejt shkatërrimit. Tani, nëntë vjet më vonë, duke jetuar vetëm në Hollivud, pa gruan dhe fëmijët, karriera e tij është akoma në majë. Programe të ndjekura, marrëdhënie të qeta dhe pushime të herëpashershme me dy djemtë - jeta e tij dukej në një ekuilibër perfekt... ose të paktën kështu mendonte ai.   Adrian Townshed mendonte se kishte gjithçka: një punë që e donte si asistente prodhimi në televizion dhe një burrë të pashëm, që po ngjiste shkallët e suksesit në profesionin e tij. Ata kishin punuar fort për të arritur ato që kishin... derisa ajo mbeti shtatzënë. Dhe papritur jeta e saj u pushtua nga kaosi dhe ultimatumi i Steven: ai ose fëmija.    Bill Thigpen and Adrian Townshed u takuan në një  supermarket. Sa e pa, Bill kuptoi se donte më shumë në jeten e tij, një grua që ta donte

Analiza - Psikologjia e suksesit - Dale Carnegie

Libri i parë nga ky cikël ka për qëllim t’ju mësojë se si të krijoni raporte të afërta emocionale me njerëz, t’ju zhvillojë dhe t’ju nxisë për përdorimin e aftësive të pashfrytëzuara të shoqërimit. Lidhur me këtë, autori niset nga njohuria se mënyra e komunikimit të njerëzve në çdo shoqëri ndikon në mënyrën e jetesës dhe edukimit. Në punimin e tij, Dale Carnegie ka fuqizuar një numër të madhe rregullash të cilat do të mund të na ndihmonin apo të na shërbenin për të arritur deri te disa mendime të tjera, ide dhe ambicie, që lehtë dhe shpejtë të krijojmë miq dhe përkrahjen e të tjerëve, por edhe t’i shmangemi fjalosjeve, qoftë në sferën publike, ashtu edhe në atë private. Psikologjia e Suksesit është pra një doracak i cili na ofron disa forma interpersonale me ndihmën e të cilave do të mund t’i venim në lëvizje aktivitetet tona dhe të realizonim disa nevoja primare apo edhe më shumë. Me pak fjalë, para nesh gjendet një libër i aksionit.

Vepra Meshari nga Gjon Buzuku-kritikë apo analizë letrare

Rëndësia : më i pari monument i literaturës shqiptare, pa këtë vepër nuk mund ta studionim fonetikën, morfologjinë e dialektologjinë historike të gjuhës shqipe.  Gjuha është gegërishte arkaike.  Alfabeti është latin por pesë shkrojnja janë të huazuara nga ai gllagolitik i sllavëve të bosnjës.   Tema: vargje nga bibila.   Veçori: nga 220 faqe I kshin mbetur 188 kur e gjeti Gjon Kazasi( e quajti Meshari), pa kopertinë.  Për vendbotimin ka mendime të ndryshme si p.sh. Tivar, Shkodër, Obod dhe më I besueshëm Venedik.  Sipas E. Qabej është përkthyer nga: gjuha latine, italiane dhe sërbe.   Dallimi: tip i veprave fetare që përbëhet nga libri i orëve dhe nga i mesharit, ka edhe disa lloje poezish si himne dhe psalme. Meshari nga Gjon Buzuku analize letrare, kritike letrare Meshari,Meshari analize letrare, meshari gjon buzuku analize letrare, analiza letrare, kritike letrare,kritika letrare,analize letrare,Meshari kritika

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more