Vetëm një përqind e njerëzve dinë diçka më thellë. Poetët, piktorët, muzikantët, vallëzuesit, këngëtarët kanë një ndjenjshmëri, një senzitvitet të ndjejnë përtej trupit. Ata mund t'i ndjejnë bukuritë e mendjes, ndjeshmërinë e zemrës, ngase edhe vet jetojnë në atë pjesë të realitetit, në atë sferë... SEKSUALITETI NUK ËSHTË DASHURI! Janë tre shtresa e individualitetit njerëzor; fiziologjia e tij, trupi dhe psikologjia e tij, mendja dhe ekzistenca e tij, vetja e tij e përhershme. Dashuria mund të ekzistoj në të gjitha ato plane, por kualiteti i saj do të jetë i ndryshueshëm. Në palnin fiziologjik, të trupit, ajo është seksualitet i thjeshtë. Ju mund ta quani dashuri, ngase fjala "dashuri" mund të tingëlloj si më poetike, më e bukur. Por 99% të njerëzve seksin e tyre e quajnë dashuri. Seksi është diçka biologjike, fiziologjike. Kimia e juaj, hormonet tuaja janë të përfshira në të. Ju dashuroheni në një grua apo në një burrë. A mund të përshkruani saktësisht p