Ditëlindja e babait
Sot është ditë e vaçantë,
Sot ditë e shënuar,
Se babai im
Ditëlindjen është duke
festuar.
“Baba” – gërma të arta,
Skalitur në zemrën time,
Mijëra urime të zjarrta
Dalin nga goja ime.
Faleminderit Zotit,
Që më dha këtë baba,
Është i mrekullueshëm,
Si ai në botë nuk ka!
Të uroj pafundësisht,
Sot në këtë ditëlindje,
Qofsh për jetë i lumtur,
Kudo dhe në familje.
Shoh buzët e tua
Që qeshin me ngadalë,
Më puth, më perkëdhel,
Më thua nja dy fjalë:
-Faleminderit, bija ime,
Për të gjitha këto urime.
Ti je drita e syve të mi,
Ti më mbush me krenari.
poezi per babain,poezi per baben,vjersha per babain,babai vjersha shqip,vjersha dhe poezi per babain
loading...
Lexo edhe: