Ese : Të drejtat e fëmijëve
Sot në shumë vende të botës shkelen të drejtat e fëmijëve,sidomos në vendet e varfëra.Të drejtat e fëmijëve shkelen atje,kur fëmijët e moshës 10-15 vjeçare përdoren si fuqi punëtore,duke kryer edhe punë të rënda.Shpesh në televizor shoh fëmijë nga vendet afrikane,aziatike si dhe të Amerikës Latine duke punuar në fushë.A nuk është kjo shkelje e të drejtave të bashkmoshatarëve tanë?!Sigurisht që po.Edhe këta fëmijë duhet të shijojnë kënaqësinë fëmijërore si unë dhe shumë fëmijë të tjerë në botë.
A shkelen të drejtat e fëmijëve edhe në vendin tonë?Unë mendoj se po.Në vendlindjen time shoh çdo ditë moshatarë të mi që shesin cigare në kafiteri dhe rrugë,për të fituar para për kafshatën e gojës.Këso pamjesh vërehen sidomos ditëve të premte,afër xhamisë.Shohim fëmijë duke kërkuar lëmoshë,me zërin e tyre fëmijëror ''Më jep ca para,zotëri! Zoti të ndihmoftë!'' etj.Poashtu në treg,kur dal me babain tim,shoh shumë fëmijë që enden aty pari me karroca dore,duke pyetur ''Ju duhet karroca zotëri?''.E unë pyes babin përse punojnë këta fëmijë.Ndërsa ai më përgjigjet se me karrocat e dorës këta fëmijë sigurojnë burime për të ushqyer familjet e tyre.
Nga kjo që thamë deri tash,shihet se të drejtat e fëmijëve shkelen në mënyrë mjaft të rëndë.
Kisha pasur dëshirë që të gjithë fëmijët e e botës,pa marr parasysh racën,fejën, kombin,të shijojnë jetën ashtu siç duhet ta shijojë një fëmijë.
Shkruar nga Dafina Koxha -Kaçanik
ese per te drejtat e femijeve,hartim ese per te drejtat e femijeve,hartime per te drejtat e femijeve,ese dhe hartime per te drejtat e femijeve
loading...
Lexo edhe: