Shenjat e sihërbazëve (magjistarëve) janë:
1. Pyetë të sëmurin për emër të tij dhe emër të nënës së tij.
2. Merr disa gjëra private të të sëmurit (rroba, kësula, shami, e të ngjashme).
3. Nganjëherë kërkon që t'i sillet ndonjë kafshë me veçori të caktuara dhe ta therrë atë pa e përmendur emrin e Allahut, subhanehu ue teala, dhe me gjakun e saj lyen vendet e sëmura ose kafshën e hedhë në vende të shkreta.
4. Shkruan talismane (hieroglife) e hajmali të pakuptimta.
5. Lexon magji dhe shqipton talismane (hieroglife) të cilat janë të pakuptueshme.
6. I jep të sëmurit gjëra të mbështjellura në formë katërkëndëshi mbi të cilin ka shkronja dhe numra.
7. Urdhëron të sëmurin që të veçohet nga njerëzit për një kohë të caktuar, në një dhomë të errët dhe pa dritë.
8. Kërkon ndonjëherë nga i sëmuri që të mos pastrohet me ujë një kohë të caktuar, zakonisht dyzet ditë, e kjo është shenjë e cila tregon se kemi të bëjmë me xhinë të krishterë që i shërben sihërbazit (magjistarit).
9. I jep të sëmurit gjëra të cilat duhet t'i groposë në tokë, do të thotë t'i fusë në dhe.
10. I jep të sëmurit letra të cilat duhet t'i djegë dhe me to të tymoset.
11. Fletë fjalë të pakuptueshme.
12. Sihërbazi ndonjëherë e lajmëron të sëmurin për emër të tij, emër të qytetit nga i cili vjen dhe për problemin për të cilin ka shkuar tek ai.
13. Të sëmurit i shkruan shënime me shkronja të ndërprera mbi letër, do të thotë hajmali, ose i shkruan mbi një enë dheu me ngjyrë të bardhë dhe pastaj e urdhëron të sëmurin që t'i vendosë ato në një enë me ujë dhe të pijë prej saj.
Përgaditi: Ebu Malik
Shenjat e sihërbazëve (magjistarëve),Cilat jane shenjat e magjistareve,magjistaret dhe shenjat e tyre,kush jane shenjat e magjistareve,si ti dallojme magjistaret
loading...
Lexo edhe: