"Ka patur një habi, si të turqve edhe të grekëve, kur shihnin tolerancën e ndërsjellë të shqiptarëve myslimanë dhe të krishterë. Një zyrtar turk i ka thënë H. F. Tozer-it tre çerek shekulli më parë: “Muhamedanët këtu nuk janë muhamedanë të vërtetë dhe të krishterët nuk janë të krishterë të vërtetë.” Natyrisht nuk kanë qenë, nëse kërkesat për të qenë të krishterë e myslimanë të mirë ishin mostoleranca e ndërsjellë dhe përleshja fytas, siç ndodhte si rregull në pjesët e tjera të Perandorisë Turke."
Faik Konica
loading...
Lexo edhe: