I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, një ditë i ka pyetur shokët e tij:
“A e dini cili është i falimentuar?”
Ata i janë përgjigjur: “Te ne i falimentuar është ai që nuk ka para dhe pasuri.”
I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, u ka thënë:
“Njeri i falimentuar prej Ummetit tim është ai që në Ditën e Gjykimit do të vijë me namaz, zekat dhe agjërim, por dikë e ka sharë, për dikë ka shpifur, dikujt i ka rrëmbyer pasurinë, dikë e ka vrarë e dikë e ka goditur.
Atë ditë, çdonjërit prej tyre do t’i japë prej të mirave të veta, e nëse i harxhohen të mirat para se t’i paguaj borxhet, merren prej mëkateve të tyre e i hidhen atij, e pastaj ai hidhet në zjarr.”
(Hadithin e ka shënuar Muslimi)
loading...
Lexo edhe: